Gazetari e pyet për Izraelin, Biden: Nëse më del këtu para, do të të shtyp me makinë

Gazetari e pyet për Izraelin, Biden: Nëse…

Presidenti i SHBA Joe Biden po fillon të bezdiset nga pyetjet e gazetarëve në lidhje me dhunën e vazhdueshme në Izrael dhe Gaza.

Një gazetar e përgatiti presidentin nëse mund të pyeste për këtë çështje pasi Biden ishte në mes të provës duke drejtuar një kamion të ri elektrik Ford gjatë një vizite në fabrikën e kompanisë në Michigan.

“Jo, nuk mundesh – vetëm nëse del përpara makinës, dhe unë të të shkel ty”, u përgjigj ai, para se të buzëqeshte dhe shtonte: “Unë vetëm po bëj shaka me ty”.

Administrata Amerikane ka lëshuar dhjetëra deklarata në forma të ndryshme në lidhje me këtë çështje dhe ka pasur zyrtarë të saj të lartë dhe zëdhënës të pyetur në lidhje me bombardimet në pothuajse çdo paraqitje në shtyp që kanë bërë gjatë javës së kaluar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit