Gazetari: Ergysi kishte dashnore një 17-18 vjeçare, i tha gruas se do ja sillte në shtëpi

Gazetari: Ergysi kishte dashnore një 17-18 vjeçare,…

Gazetari Ferdinand Dervishi ka treguar detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku një 39-vjeçare bashkë me 3 fëmijët e saj, trupi i njërit prej fëmijëve u gjet, dyshohet të jenë vetë-mbytur në lumin Buna, pas dhunës së ushtruar nga kryefamiljari. Dervishi tha se përflitet se në polici Ergys Arazi ka deklaruar se në një fragment i ka thënë bashkëshortes së tij ‘do ta sjell në shtëpi dashnoren’. Vajza që ai ka pasur lidhjen jashtëmartesore, dyshohet të jetë rreth moshës 17-18 vjeç.

Ai tha se ndoshta vetëmbytja bashkë me fëmijët mund të ketë qenë një hakmarrje e përgatitur nga 39-vjeçarja në kushte të rënduara psikologjike ndaj bashkëshortit të saj.

Flasim për një çift që deri në 2020 kanë shkuar mirë. Pasi në Facebook 31-vjeçari deklaronte dashurinë. Mesa kuptohet gjithçka ka nisur të ndodhë kohët e fundit. Për shkak të një lidhjeje jashtë martesore të 31-vjeçarit me një 17-18 vjeçare, nëna e së cilës ishte mosha e gruas së ktij. Pastaj sherret në familje, siduket e ka thënë ky vetë në Polici, pas akuzave për dashnore, ky i ka thënë do ta sjellë edhe në shtëpi.

Ajo nuk ka parë më një mundësi bashkimi me bashkëshortin në jetën e vetë. Deri tani nuk e dimë nëse ka pasur apo jo dhunë. Dimë që ka qenë një çift në piketat e fundit. Ajo ka pasur një bisedë të fundit me motrën e tij, me të vetmin person që kishte marrëdhënie, në një lokal afër urës së Bunës, me gjithë fëmijët“, tha Dervishi.

Sipas gazetarit, viktima mund të ketë qenë në dijeni se çdo gjë mes tyre ka përfunduar dhe se nuk kishte asnjë rrugë të mesme për bashkim.

Polumbarët po vijojnë kërkimet në lumin Buna edhe gjatë kësaj të hëne, për të gjetur trupat e nënës dhe dy fëmijve të tjetrë të mitur, vajzën dhe djalin. Ndërsa njëra prej vajzave, vetëm 9 vjeç u gjet nga një peshkatar i zonës nën ujë mbrëmjen e kësaj të shtune.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit