
Martinaj është shpallur i zhdukur prej më shumë se dy muajsh. Nuk dihet ende nëse ai është rrëmbyer e më pas vrarë ose ka inskenuar vetë zhdukjen.
Gazetari Milaim Zeka deklaron se “mbreti” i basteve është vrarë. Ai tha se vrasja e tij ka ndodhur në duart e policisë. Zeka shtoi se përfshirja e policisë dhe prokurorisë pothuajse në çdo vrasje është prezente.
“Përfshirja e policisë pothuajse në çdo vrasje është prezente. Edhe e prokurorisë. Edhe vrasja e Ervis Martinajt, ndodhi në duart e policisë.Sipas burimeve, që unë kam, shumë të sigurta Vis Martinaj me 99% është i vrarë.
Por sidoqoftë, edhe rrëmbimi apo cdo vrasje në Shqipëri, e ke të involvuar prokurorët kryesorë dhe krerët e policisë” tha ai në TCH.