Gazetari Hoxha: Ndrangheta i ka shtrirë “tentakulat” e saj në biznesin e çimentos dhe në spitale

Gazetari Hoxha: Ndrangheta i ka shtrirë “tentakulat”…

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se mafia e Ndrangheta ka kohë që ka ardhur në Shqipëri, duke iu referuar përgjimeve të fundit të antimafias italiane.

Ndrangheta” në Shqipëri ka ardhur shumë herët nuk është e parë. Nëse e kujton mbaj mend që ka qenë një lidhje e deputetit të Silvio Berslusconit, që i kanë gjetur projekte të hidrocentralit të Gomsiqes”, tha Hoxha.

Hoxha u shpreh se Ndrangheta i ka shtrirë “tentakulat” e saj në biznesin e çimentos dhe në spitale, ashtu siç edhe dëgjohet në [ërgjime.

“Saviano tha që Ndrangheta i ka shtrirë tentakulat e saj në industrinë e çimentos dhe këta e kanë përmendur dhe tjetra është futja e tyre në spitale, sepse spitalet kanë shumë nevoja për furnizimi. Këtë gjë e kanë bërë edhe në Itali. Madje në Itali ata vendosin edhe për punonjësit”, tha Hoxha në Opinion.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit