
Në fakt është një problem që e hasim çdo ditë por nuk na bën më tashmë habi. Korsit e biçikletave, aq shumë të reklamuara nga Lali Leku, në fakt nuk jan ëpër biçikletat, por për makinat. Në to parkon kushdo pa u shqetësuar dhe kalimi i përdoruesëve të biçikletave duhet të devijojë në rrugë.
Kjo çudi i ka rënë në sy së fundmi edhe një gazetari italian i cili ka qenë në Tiranë këto ditë. Në videon e tij, gazetari thotë se parkimi i makinave në korsinë e biçikletave është jo vetëm tipike e shoferëve italianë, por edhe atyre shqiptarë. Madje ai nuk nguron të kritikojë as shoferin i cili ndonëse iku shpejt, policia i fotografoi targën për t’i vendosur gjobë online.