Gazetari: Ka dy raste të reja vdekjesh nga koronavirusi, një polic dhe një e moshuar, ishin të shtruar në Infektiv, por…

Gazetari: Ka dy raste të reja vdekjesh…

Gazetari i News 24, Erjon Skëndaj bëri me dije se ditët e fundit kanë humbur jetën edhe dy persona të tjerë nga COVID 19.

Skëndaj raporton se Ministria e Shëndetësisë nuk i ka referuar këto vdekje si raste të COVID 19 për shkak se në momentin kur janë transferuar nga Infektivi te Urgjenca e QSUT-së, personat rezultuan negative ndaj testit.

Skëndaj shton se viktimat janë një polic rreth 50 vjeç i quajtur Valmir dhe një 80-vjeçare me insufiçensë respiratore.

Sipas tij, ndonëse kanë qëndruar mbi dhjetë ditë te infektivi si raste me COVID 19, ata janë nxjerrë nga spitali në momentin kur testi rezultoi negativ, për t’u transferuar në reaminacionin qendror në QSUT, por pa u marrë parasysh dëmtimet, patologjitë që iu kishte shkaktuar virusi./ BalkanWeb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit