Gazetari Koka: Në SPA-në e hotelit ku vdiqën 4 turistët rusë, ka humbur jetën dy muaj më parë një polak!

Gazetari Koka: Në SPA-në e hotelit ku…

 

Pas ndarjes nga jeta të katër turistëve rusë, në SPA-në e hotelit luksoz në Qerret, ka ardhur reagimi i gazetarit Spartak Koka. Në një deklaratë, Koka është shprehur se në të njëjtin hotel ku humbën jetën 4 turistët rusë, para 2-3 muajsh ka ndërruar jetë edhe një turist polak, rreth 55-vjeç.

Spartak Koka;

Në të njëjtin hotel para 2-3 muajsh ka gjetur vdekjen një shtetas polak 55 vjeç. Në të njëjtin hotel, në të njëjtin SPA. Dhe po ju jap informacion. Shkaku i vdekjes i shtetasit polak është vendosur arrest kardiak. Dyshohet se është përdorur lëndë narkotike. Është dy tre muaj më parë. E kam të konfirmuar nga policia dhe prokuroria e Kavajës. Është vendosur mosfillim i çështjes. A është aksidentale ? Emrin nuk arrita dot ta marr sot

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit