Gazetari kujton vrasjen e Kasem Suljemanit: Atëherë mediat u lëshuan të bënin emisione, sot nuk flasin për situatën në Bosnje e Hercegovinë

Gazetari kujton vrasjen e Kasem Suljemanit: Atëherë…

Gazetari Isa Mzyraj ka reaguar në lidhje me situatën në Bosnje e Hercegovinë, për të cilën shprehet se është e rëndë dhe në fije të perit. Ai kritikon mediat shqiptare se nuk po i japin rëndësi kësaj situate dhe bën një paralelizëm me vrasjen e Seuljmanit në Teheran.

Reagimi i gazetarit:

Kur u vra Kasem Sulejmani në Teheran, mediat tona u lëshuan të bënin emisione të gjata për situatën e rëndë. Sot askush nuk flet për situatën në Bosnje e Hercegovinë, situatë e cila është në fije të perit. Sarajeva ndodhet rreth 300 kilometra nga Shqipëria dhe një konflikt etnik atje sigurisht që do të nxehte gjakrat në të gjithë rajonin e Ballkanit. Madje edhe Tirana zyrtare ka një rehati të madhe, ndërsa i apasionuari pas Marrjes së Titullit Lider i Ballkanit nuk flet gjymsë llafi. Madje, madje as drejtuesit e të ashtuquajturit OPEN BALKAN nuk kanë një koment për tymin që po del nga dhe në rajonin e tyre, dhe që shpejt mund të kthehet në zjarr!

Në foto, i çmenduri Milorad Dodik

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit