Gazetari nuk "kursehet": Tironsit nuk janë të suksesshëm, njerëzit më të pasur në Shqipëri janë të ardhur

Gazetari nuk “kursehet”: Tironsit nuk janë të…

Gazetari i njohur Ronaldo Sharka, ka shprehur opinionin e tij në lidhje me biznemenet në Shqipëri.

I ftuar në një emsion televiziv duke trajtuar temën “Të ardhurit në Tiranë”, Sharka u shpreh se pjesa më e madhe e njerëzve të suksesshëm janë të ardhur në kryeqytet.

Ronaldo tha se po të marrësh të gjithë personat e medias, politikanët apo dhe biznesmenët, 90% e tyre nuk janë nga Tirana.

“Shumica e tironsve nuk janë aq të suksseshëm sa janë njerëzit e ardhur. Ti shohësh të gjithë njerëzit në media, politikë biznesmenë, njerëzit më të pasur në Shqipëri, 90% e tyre nuk janë nga Tirana”, tha ai.

Kjo deklaratë e gazetarit solli mjaft replika në studio ku pati dhe kundërshtime mbi këtë “konstatim” të Ronaldos.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit