Gazetari nxjerr foton e snajperit të avancuar që u përdor për të qëlluar para disa javës, Ardjan Çapjan (FOTO)

Gazetari nxjerr foton e snajperit të avancuar…

Gazetari Artan Hoxha publikoi gjatë ditës së sotme, foton e snajperit të avancuar që u përdor për të qëlluar Ardjan Çapjan.

Në foto duken pamjet e snajperit të djegur i cili ka të stampuar edhe kodin ‘APR338’.

 

 

 

 

Bëhet fjalë për një snajper finlandez të tipit ‘Sako TRG M10’.

‘Te ngjarja e Elbasanit, ku u qëllua Ardjan Çapja, nga ekspertiza që i është bërë armës që në fillim u tha se ishte një snajper të kalibrit 338 me origjinë finlandeze. Por, nga hetimi u zbulua se kjo është një armë e shërbimit zvicerjan që kushton nga 20-30 mijë euro.

Qitja është bërë nga sedilja e pasme e automjetit, pasi aty është gjetur dhe këmbaleci.

Çapja nuk është qëlluar fiks nga kodra me pisha, pasi nuk ka fushëpamje.

Është goditur nga rruga që ka fushëpamje nga një distancë prej 362 metrash dhe ka faktorë të tjerë që ndikojnë tek qitësi, që janë kushtet atmosferike dhe mundësia që ke për një qitje të dytë që nuk e ka pasur një mundësi të tillë’, tha Hoxha.

 
 
 
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit