Gazetari plas deklaratën: “Jemi bërë kosh plehrash, shpërthen m*ti në ndonjë vend, e sjellin në Shqipëri”

Gazetari plas deklaratën: “Jemi bërë kosh plehrash,…

Gazetari Klodian Tomorri, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se Shqipëria është kthyer në koshin e plehrave të Botës.

Tomorri shkruan se nëse ‘shpërthen m*ti në ndonjë vend të botës, zgjidhja është Shqipëria’, ku mund të shkarkohen problemet.

Reagimi i gazetarit vjen pas shkrimit në tabloidin “Thë Sun” ku paralajmërohej një marrëveshje e mundshme mes autoriteteve britanike dhe Tiranës zyrtare, sipas të cilës emigrantët e paligjshëm që do të kapeshin në Britani, do të strehoheshin në një kamp në Shqipëri, derisa të shqyrtoheshin kërkesat e tyre për azil

Reagimi i Klodian Tomorrit:

Imazhi i Shqipërisë ne arenën ndërkombëtare është përmirësuar aq shumë sa që zyrtarisht tani ne jemi landfilli i botës. Psh; shpërthen m*ti në ndonjë vend të botës, nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar.

Zgjidhja është Shqipëria.

Kjo marrëveshja e emigranteve që po zbulojnë mediat britanike qenka perlë fare.

Dmth do kapen sirianë, afrikanë apo afganistanas që tentojnë të hyjnë me varka në Angli dhe do sillen në Shqipëri.

Se çfarë pune ka dhe se ku hyn Shqipëria në këtë mes, hajde gjeje. Qeveria jonë është e vetmja në botë që bën marrëveshje emigrantësh fshehurazi.

Kjo është shumë e rrezikshme se këta kështu mund të bëjnë çdo gjë.

Marrëveshje emigrantësh, marrëveshje mbetjesh, marrëveshje armësh, marrëveshje bërthamore, marrëveshje shitje tokash.

Daleni njëherë, si u bëkan këto kështu.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit