Gazetari serb mohon gjenocidin në Srebrenicë gjatë intervistës, presidenti i Bosnjës largohet

Gazetari serb mohon gjenocidin në Srebrenicë gjatë…

Kryetari i Presidencës së Bosnjes e Hercegovinës, Zeljko Komshiç, ndaloi sot regjistrimin e intervistës për TV Tanjug, sepse gazetari mohoi të kishte ndodhur gjenocid në Srebrenicë dhe nuk donte të njihte vendimet e gjykatave ndërkombëtare.

Gazetari i tha Komshiç se qëndrimi i tij në lidhje me vendimet e gjenocidit nuk ishte i rëndësishëm, por Komsiç këmbënguli që të dëgjonte qëndrimin e tij.

Pasi gazetari tha se ishte kryer një “krim i tmerrshëm”, Komsiç e korrigjoi me fjalët “u bë gjenocid, shkruhet në vendim”. Ai shtoi se “disa krime të tjera ishin të tmerrshme, por gjenocid në Srebrenicë ka pasur”.

Gazetari përsëriti se nuk ishte dakord me një vendim të tillë dhe Komshiç më pas hoqi mikrofonin duke thënë se “atëherë do të duhet të gjesh dikë tjetër për intervistë”.

“Shijojeni Sarajevën”, tha Komsiç dhe u largua nga salla ku po filmonin intervistën televizive me televizionin e afërt me Qeverinë e Serbisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit