Gazetari Balla humb njeriun e shtrenjtë, çdo gjë të mirë e kam prej tij

Gazetari Balla humb njeriun e shtrenjtë, çdo…

Gazetari i njohur Sokol Balla, ka ndarë me ndjekësit lajmin e hidhur për humbjen e njeriut të shtrenjtë të familjes së tij.

Ai gjithashtu shprehet se për sa kohë që ka rëndesi afërsia shpirtërore dhe jemi në pandemi nuk janë të nevojshme vizitat në shtëpi.

Babai i tij, Lulzim Balla, ka ndërruar jetë pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë.

I ati i gazetarit u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare, duke lënë hidhërim të madh në familjen e tij.

Lulzim Balla ka punuar për shumë vite si kameraman i Radio Televizionit Shqiptar.

“Ndarja me babain, e dhimbshme dhe e qetë. Faleminderit për atë që bëri për mua. Nëse mendoni se kam diçka të mirë, ju siguroj e kam prej tij.

Sa për vizitat, është kohë pandemie. Jam i sigurt që Lul Balla do jetë në lutjet tuaja në distancë. Të gjallët takohen edhe më vonë.

Të ruajmë distancën fizike, rëndësi ka afërsia shpirtërore”,- është shprehur gazetari./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit