Gazetarja Ambrozia Meta: Lulzim Basha duhet të ikë nga politika jo me dinjitet por vetëm i poshtëruar

Gazetarja Ambrozia Meta: Lulzim Basha duhet të…

Nga Ambrozia Meta

Ishte pranverë e vitit 2017. Të premten e 26 majit, në atë ditë të ngjeshur negociatash, Lulzim Basha e kishte thirrur Belind Këlliçin në zyrë për te diskutuar mbi listat e kandidatëve për deputetë nga radhët e FRPD. Basha i kishte shpjeguar bashkëpunëtorit të tij prej shumë vitesh, se përfshirja e PR-së dhe LZHK-së në listat e Tiranës, e kishte ndërlikuar situatën. Megjithëse, kishte premtuar në atë fushatë se 35 % e kandidatëve, do ishin nga radhët e FRPD, Basha e la jashtë liste, kryetarin e saj.

Për të shlyer borxhin politik, ndaj tij dhe shumë të rinjëve, që ishin zvarritur nëpër sheshe, në mes të gazit lotësjellës, ishin çuar në komisariate dhe ishin kërcënuar në Ambasada, Lulzim Basha e shtyu me dy vite, mandatin e organeve drejtuese të FRPD. Deri këtë të premte, kur në rrethet mediatike dhe politike, u hap fjala se Belindi dhe shume të rinj të forumit, do t’i bashkoheshin foltores së Sali Berishës, të dielën e 7 nëntorit.

Janë dy ngjarje në kohë të ndryshme, që provojnë njeriun dhe politikanin që Lulzim Basha është. Prandaj ai duhet të iki nga politika jo me dinjitet por vetëm i poshtëruar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit