Gazetarja detaje tronditëse për Hekuran Billën: Noizy e vizitonte në burg

Gazetarja detaje tronditëse për Hekuran Billën: Noizy…

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë më dije se e njihte personalisht Hekuran Billën i cili u ekzekutua në mes të Tiranës pak ditë më parë.

Lala ka treguar sesi ka nisur historia e vrasjes së kryer nga Billa në Lodër, shumë vite më parë.

“Hekuran Billën e kam takuar disa herë në burg. Billën e thërrisnin “Lani” në burg. Kishte njohje me gjithë personazhet në burgun e Fushë Krujës. Historia në Londër ka nisur për zonat e parkingjeve, ku ka patur një debat mes disa personave dhe Hekuran Billa  ka qëlluar në drejtim të 4 personave ku mbeti i vdekur Prel Marku”, tha Lala.

Ndërkohë gazetarja ka zbuluar një tjetër detaj. Ajo tha se Billa vizitohej në burg nga personazhe të njohur, dy prej tyre këngëtarë.

“Në burg takohej dhe nga njerëz të artit apo edhe njerëz mjaft të njohur. Janë dy këngëtarë, njëri është Noizy dhe ata kanë investuar që ai të dalë nga burgu.
Noizy ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të Billës”, deklaroi Lala në studion e Opinion.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit