Gazetarja: Donald Trump më përdhunoi në dhomën e zhveshjes së një dyqani!

Gazetarja: Donald Trump më përdhunoi në dhomën…

Gazezarja amerikane Jean Carroll, e cila ka paditur ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump për përdhunim rreth 30 vjet më parë, doli para gjykatës. 

Unë jam këtu sepse Donald Trump më përdhunoi”, u tha ajo anëtarëve të jurisë.

Jean Carroll e akuzon Trumpin se e përdhunoi atë në një dhomë zhveshjesh të një dyqani në Nju Jork në vitin 1996. Në nëntor 2019, ajo ngriti një padi civile për shpifje kundër tij. 

Unë jam këtu sepse Donald Trump më përdhunoi dhe kur shkrova për këtë ai pretendoi se nuk ndodhi. Ai gënjeu dhe më shkatërroi reputacionin. Unë jam këtu që të përpiqem të rregulloj jetën time”, tha Carol.

Përpara se gazetarja të dëshmonte, gjykatësi Lewis Kaplan paralajmëroi se Trump mund të ketë kaluar kufirin në mashtrimin e jurisë, pasi ish-presidenti e sulmoi atë nëpërmjet Truth Social, duke i quajtur akuzat e Carroll një “mashtrim” dhe një “gjueti shtrigash”./ The Guardian

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit