Gazetarja e Karlo Bolinos: Ju më kryqëzuat!

Gazetarja e Karlo Bolinos: Ju më kryqëzuat!

Lufta për klikime nuk njeh anë humane. Bëhet lajm me vdekjen, me viktimat me fotot e tyre të dergjura vetëm që audienca të tërhiqet. E kur në mes është edhe konkurenca mes emisioneve se kush ka më shumë sukses në krijimin e ‘skupeve’ (lajmeve bombastik), atëherë ana njerëzore merr fund. I tillë ishte rasti i gazetares se Report Tv, Odeta Dume, e cila nuk kurseu jetën e një vajze për ta bërë lajm përtej normales.

Brisilda Nexhipi ishte në kërkim nga familjarët prej kohësh. Fati i 23-vjeçares ishte tragjik pasi kishte humbur jetën nga një aksident automobilistik në autostradën Tiranë-Durrës. Pasi të dhënat u bën publike, gazetarja Odeta Dume krijoi fabulën dhe lajmin e vdekjes ia transmetoi nënës gjatë intervistës në emsionin e saj. Madje gazetarja krijoi dhe suspancë deri në momentin që nga goja nxorri fjalët: “E dashur Merita, vajza juaj ka vdekur“.

Pas këtij transmetimi qytetarë të shumtë reaguan duke shprehur revoltën e tyre për mënyrën sesi u trajtua humbja tragjike e një vajze të re. Së fundmi Odeta Dume ka nxjerr si reagim një fjalim ku më së shumti kishte përgatitur një fjalim për punën e alodhur dhe profesionale që bën ajo, sesa tek kërkimi i një ndjesë për shqiptarët. Madje ajo thotë se është ndier e kryqëzuar nga komentet dhe fyerjet që ka marrë.

Pas këtij rasti të patolerueshëm për sytë e mijëra teleshikuesëve, mes të cilëve edhe fëmijë dhe adoleshentë, AMA nuk ka nxjerr asnjë njoftim për masa paraprake ndaj thyerjes së kodit etik profesional dhe transmetimin e gjendjes së rënduar emocionale të nënës së Brisilldës.

Detyra jonë ishte të informonim nënën për këtë lajm tragjik, dhe vendosëm ta bënim në këtë studio. Por ndodh që ka edhe histori që përfundojnë me fund tragjik. Ne gabuam me mënyrën e transmetimit të lajmit. Unë logjikova gabim dhe ju më kryqëzuat duke nxjerr vrer dhe mallkime mbi familjen time” – tha gazetarja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit