Gazetarja zbulon të tjera detaje nga vrásjà e Hekuran Billës

Gazetarja zbulon të tjera detaje nga vrásjà…

Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e Hekuran Billës.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se Billa erdhi nga Belgjika për t’u fejuar me një vajzë marokene.

Gjithashtu ajo thekson se, nëse ai do të mbahej në burg sot do të ishte gjallë.

Por vendimi i palogjikshëm i Gjykatës duke e liruar ka shkaktuar këtë ngjarje.

Ajo shton se femrat si “karrem” po përdoren gjerësisht në botën e krimit.

Ja deklarata e gazetares Lala:

“Nuk është për t’u habitur, njerëz të cilët ruheshin siç ishte Hekuran Billa, që kishte kryer një vrasje, kishte kryer një pjesë të dënimit.

Duke qenë se mes Billës dhe familjes së Prel Markut nuk ishte arritur pajtimi. Përdoren femrat si karrem.

Nuk ka ndodhur vetëm këtë radhë, por ndër vite, kur u vra Marsel Sotiri në Durrës.

Përdoren dhe femra me titullin e ”Miss” se konsiderohet si mënyra më e lehtë.

Hekuran Billa do të ishte gjallë po të ishte në burg. Vendimi skandaloz e liroi me 5 vite për kusht.

U lirua se kishte familjarët të sëmurë, me kusht që të punonte në një postë ndërkohë që kishte biznese.

Këto vendime po shkaktojë vrasjet.

Billa duhet të kryente dënim prej 25 vitesh, që nuk ka ndodhur, dhe ai është kthyer nga Belgjika, madje aty kishte dhe një partnere marokene që do fejohej.

U kthye nga Belgjika nëpërmjet Kosovës, dhe kishte ardhur si një ardhje për të hequr firmën nga administrator në bizneset dhe për të ikur përgjithmonë.

Pastaj, vajza karrem ka pranuar që ka pasur lidhje intime me Sebastian Malin. Nisi komunikimi dhe filloi lidhja intime me 2019.

Refuzon të jetë paguar për të nxjerrë në pritë Hekuran Billën.

Unë jam e prirur mos i besoj dëshmi të tilla, pasi ka përgjime ambientale që flasin kundër dëshmisë, alibisë së vajzës dhe Sebastian Malit”.

Kujtojmë se Hekuran Billa u vra pak kohë më parë në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, në Tiranë.

I akuzuari kryesor për vrasjen është Viktor Marku, vëllai i Prel Markut, i cili u vra disa vitë më parë në Angli nga Billa.

/Burimi: News24/GazetaAtdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit