Gazment Bardhi bën sqarimin:Përjashtohet kush ndjek Berishën

Gazment Bardhi bën sqarimin:Përjashtohet kush ndjek Berishën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka folur pas një mbledhje mbi 5 orë në selinë blu që kryetari Lulzim Basha zhvilloi me 71 krerët e degëve në rrethe.Bardhi mohoi se do të ketë përjashtime nga partia për ata që do të marrin pjesë në Kuvendin e thirrur nga Berisha më 11 dhjetor.

“Patëm një diskutim të gjatë me kolegjin e kryetarëve të PD mbi organizimin e Kuvendit të PD. Dua të ndaj me ju frymën e lartë të bashkëpunimit që përcolli secili prej kryetarëve të degëve. Dua të jem transparent, që me përjashtim të 5 kryetarëve që raportuan për shqetësime e gjithë pjesa tjetër gjatë fjalës së tyre konfirmuan frymën e bashkimit të përcjell Kuvendi i PD.

Qetësohuni dhe merrni frymë thellë. Statutin nuk po e shkelin anëtarët e PD, por njohësi më i mirë, Sali Berisha. Berisha ka qenë i qëndrimit që nënshkrimet duhet të dorëzoheshin tek sekretariati, se për çfarë arsye e ka bërë këtë ndryshim, duhet që ta shpjegojë vetë. Kjo është koha që demokratët të mos përdoren si “mish për top”Për cilindo që në këto dy muaj i ka fryrë zjarrit të përçarjes demokratët e kanë të qartë që nuk është në interesin e PD, por vetëm në interesin e tij. Theksoj se në 18 dhjetor ora 11:00 zhvillohet Kuvendi Kombëtar i PD, çdo anëtar dhe demokratët do të kenë mundësi për të folur dhe për tu bërë bashkë në misionin e vetëm dhe të përbashkët, atë të rrëzimit të Ramës.

I

shin 5 kryetarë të degëve i Vlorës, Devollit, Fushë Krujës, Paskuqanit dhe kryetari i degës 1 në Tiranë, që shfaqën shqetësim lidhur me Kuvendin. Të gjithë janë dëgjuar, janë respektuar dhe janë sqaruar për çdo çështje”, – tha Bardhi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit