Gazment Musta: Bëja jetë normale me gruan, kunata më ofendoi dhe degjeneroi

Gazment Musta: Bëja jetë normale me gruan,…

Në datën 2 janar, janarit të vitit 2019, Gazment Musta qëlloi me thikë gruan dhe kunatën e tij, pra motrën e bashkëshortes së tij. Gentjana Musta dhe motra e saj, Milisa Çuashaj, ndërruan jetë, teksa gjatë ditës së djeshme, autori 36-vjeçar, Gazment Musta u dënua me burgim të përjetshëm. Ndërkohë në një deklaratë Musta pretendon se bënte një jetë normale me bashkëshorten dhe shkak për ngjarjen atë ditë ishte bërë kunata e tij e cila e kishte ofenduar para familjes.

Gazment Musta

Atë ditë kisha konsumuar alkool. Kur u futa brenda, hidhet kunata dhe më tha mua: ‘Genën do ta marrim ne sot, do të ikim në fshat’, se një javë kisha që kisha ardhur nga Greqia. Aty filloi kunata dhe i acaroi gjërat, që jo ti nuk bën për motrën time, ti je legen, ti je plehër. Po çfarë t’i bëj babait që e dha te ti. Mua m’u errën sytë. Po bëja 10 vjet me gruan, ne nuk kemi pasur asnjë konflikt në familje. Gruaja donte të ikte në Tiranë me shtëpi dhe unë i thashë që unë kam blerë shtëpi në Ballsh se punoja në Greqi dhe i thashë që nëse do të ikësh, lëri fëmijët këtu dhe ec. Të nxjerr zorrët më tha kunata dhe niset tutje për nga lavamani te Genta dhe kap thikën. Kunata më shtyu dhe më pas nuk e mbaj mend se çfarë mora. Më kanë ofenduar në mënyrë barbare, më kanë degjeneruar para familjes dhe për momentin mua më ka ikur truri, unë jam i penduar, kjo është e vërteta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit