"GEGA OIL" sërish 'bingo'! 200 milionë pa garë nga Babani i Vaut të Dejës

“GEGA OIL” sërish ‘bingo’! 200 milionë pa…

Paulin Gega vijon të fitojë miliona nga paratë publike në tendera të dyshimtë, të lidhur me pushtetin vendor. Së fundmi, firma nën pronësoi të bashkëshortes, ka arkëtuar mbi 200 milionë Lekë nga një kontratë me Bashkinë e Vaut të Dejës, e drejtuar nga Mark Babani.

Tenderi pa garë

Muajin e kaluar, Bashkia e Vaut të Dejës ka njoftuar fituesin e tenderit me objekt “Blerje Karburanti per vitin 2020”. Në garë ka marrë pjesë vetëm një kompani, e cila është shpallur fituese.

Fjala është për “GEGA CENTER GKG”, që sipas të dhënave të Agjencisë së Prokurimeve Publike, do të përfitojë nga kontrata rreth 200 milionë L – 20.033.100 Lekë pa TVSH.

“GEGA CENTER GKG”, sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, është në pronësi të Donikë Gega – bashkëshortes së Paulin Gegës.

Ky i fundit, vitin e kaluar, është hetùar për veprat pènale “Fshehja e të ardhurave”, “Ndryshimi në aparatet matëse” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës pènalè”.

“Gega Oil” ka qenë së fundmi në qendër të raportimeve mediatike dhe për shkak të rolit të protagonistit në ngjarjen e ndodhur në Porto Romano, në muajin Prill.

Çarja e një prej depozitave të naftës prej rreth 100 tonë të “Gega Oil” shkaktoi ndòtje masive në zonë.

Miliardat në tenderat me “flamuj të kuq”

Sipas të dhënave të “Open Procurement”, që prej vitit 2016, firma “GEGA CENTER GKG” ka fituar nga pushteti vendor 49 tendera me vlerë mbi 1.1 miliardë L  – 112 806 498, 24 Lekë pa TVSH.

Shumë prej tyre janë shënuar me “flamur të kuq”. Shënimi me flamur të kuq i një procedure prokurimi, tregon një ekspozim apo rrezik të mundshëm për sjellje të papajtueshme me ligjin, ose jo-etike të biznesit, që lidhet kryesisht me mosrespektimin e ligjeve anti-korrupsion.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit