Gënjeshtra dhe propagandë me kreditë e buta, si po i mashtron Erion Veliaj të pastrehët...

Gënjeshtra dhe propagandë me kreditë e buta,…

Kryetarit të Bashkisë së Tiranës vesi i mashtrimit nuk i hiqet për qamet… Gjithmonë pisllëkun më të madh e bënë me shtresat më në nevojë, duke menduar se ato nuk verifikohen.
Makineria e propagandës punon e punon pa pushim në dëm të qytetarëve për përfitimin personal të Erion Veliajt. Gënjeshtra e radhës në funksion të propagandës është ajo me aplikimet për kreditë e buta.

Erion Veliaj, me zë dhe figurë, deklaroi se “dy mijë aplikime e kanë kaluar fazën e parë”, që u mbyll javën e kaluar.

Me këtë deklaratë të transmetuar në media më 9 Qershor, kryebashkiaku, me shumë gjasë, ka dashur të nxjerrë në pah numrin e lartë të personave që kanë aplikuar. Ai ka pasur parasysh se më herët Bashkia, ka njoftuar zyrtarisht se, vetëm 1000 familje në bashkinë e Tiranës do të përfitojnë kredi të buta.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=plsMi8GxyR0&feature=emb_logo

Ndërkohë, burime pranë bashkisë, thanë për “Gazetaatdheu,com” se, realiteti është ndryshe nga ajo ç’ka deklaron kreu i Bashkisë më të madhe të vendit. Për “Gazetaatdheu.com”, burime thanë se, numri i aplikuesve është shumë herë më i ulët se sa i vitit të kaluar dhe rrjedhimisht edhe numri i fituesve të fazës së parë.

Shkakun kryesor listojnë ndërprerjen e aplikimeve, që erdhi pasi vendi u mbyll si pasojë e situatës nga Koronavirusi. Burimet sqarojnë se, personat që e kanë fituar fazën e parë janë shumë herë më pak se sa shifra e deklaruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Pra, sipas tyre, i vetëquajturi “Lali Eri” ka spekuluar ose më keq gënjyer me shifrën sa për të bërë propagandë (që e bënë aq bukur).

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit