Gënjeshtra e madhe për Kim Jong-un/ Udhëheqësi i Koresë së Veriut shfaqet me të besuarit e tij

Gënjeshtra e madhe për Kim Jong-un/ Udhëheqësi…

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, pas disa javësh mungesë është parë përsëri në publik ditën e sotme.

Disa foto të diktatorit të Koresë janë shfaqur në mediat e huaja ku shihet në një mbledhje politike së bashku me personat e tij më të besueshëm.

Kujtojmë se Koreja e Veriut nuk ka raportuar asnjë rast me Covid në foto e liderit u vu re distancimi me mbështetësit e tij.

Ky takim vjen pas shumë thashethemesh se Kim kishte humbur jetën pas një ndërhyrje kirurgjikale në zemër, ku dhe disa media shafqën një foto të tij ku shihej se ai kishte ndërruar jetë.  Mediat shfaqen dyshime pasi ai mungoi  në “Ditën e Diellit”, e cila është edhe ditëlindja e gjyshit të tij.

Megjithatë pas rreth një muaji mungesë ai u shfaq në inaugurimin e fabrikës së mbeturinave. Pas shumë spekulimeve ai duket se është rikthyer në krye të vendit dhe ka lënë pas krahëve problemet shëndetësore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit