Gënjeu për çmimin e apartamentit, KPK merr vendimin për prokurorin e Shkodrës

Gënjeu për çmimin e apartamentit, KPK merr…

KPK shpalli të mërkurën vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Shkodrës, Arben Smaçi, i cili nuk ishte i pranishëm.

Hetimi administrativ për prokurorin Smaçi u përfundua vetëm për kriterin e pasurisë. Gjatë seancës dëgjimore të enjten më 15 korrik, Komisioni evidentoi se prokurori Arben Smaçi kishte kryer deklarim të pasaktë dhe të rremë për çmimin e një apartamenti, ndërsa rezultoi me mungesa financiare të mëdha për justifikimin e pasurisë.

Trupi gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për prokurorin Smaçi kryesohej nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Firdes Shulin dhe anëtar Olsi Komicin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit