Gent Kaprata: Qeveria nuk të ofron asnjë shërbim për ato që ke paguar dhe kërkon të zgjeroj pushtetin

Gent Kaprata: Qeveria nuk të ofron asnjë…

Gent Kaprata përmes një postimi në Facebook ka shkruar se qeveria nuk të ofron asnjë shërbim nga ato për të cilat e ke paguar, por kërkon në çdo moment të zgjeroj pushtetin e saj.

Postimi i plotë:

Imagjinoni te shkoni ne nje dyqan per te blere domate. Dhe pasi keni paguar per cilesine me te mire te tyre, shitesi te te thote se nuk ka fare domate se nuk ka prodhuar fermeri. Jo vetem nuk ti kthen leket por te merr edhe ca te tjera per groshe, qepe, ullinj, portokalle, kajsi, qershi, etj. etj. qe gjithashtu nuk ti jep per arsye te ngjashme. Ne fund kerkon qe edhe per blerjet e veshjeve, mobiljeve e furniturave te tjera te shkosh te dyqani I tij sepse ai do te sherbej njesoj.

Kjo eshte qeveria. Megjithese, nuk te ofron asnje sherbim nga ato per te cilat e ke paguar, kerkon ne cdo moment te zgjeroj pushtetin e saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit