Gent Sejko: Inflacioni do të vazhdojë rritjen

Gent Sejko: Inflacioni do të vazhdojë rritjen

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i pranishëm në konferencën rajonale të ministrave të financave dhe guvernatorëve të rajonit, që po zhvillohet në Budva në Mal të Zi, është shprehur se inflacioni do vazhdojë të rritet.

Guernatori theksoi se duhet të jemi të kujdesshëm për efektet që do të kenë normat e interesit në sektorin financiar si dhe të stabilitetit të kursit të këmbimit.

Nëse kursi del nga kontrolli do të jetë me rrezik të lartë për ekonominë, pasi vendi ka ekspozim të lartë për huatë në euro, po ashtu dhe qeveria ka borxh në valutë” u shpreh Sejko.

Më tej, ai shtoi se inflacioni tek ne është pak më i ulët se në rajon, për shkak se qeveria nuk ka rritur ende çmimet e energjisë, pavarësisht se po përgatitet të reagojë.

Shqipëria është e varur për sigurimin e energjisë nga moti për shkak të burimeve hidro.

Banka e Shqipërisë pritet të vazhdojë me politikën shtrënguese monetare.

Ne kemi hyrë në një periudhë të inflacionit të lartë dhe po përpiqemi ta parandalojmë atë pa ndikuar negativisht ekonominë. Po ndryshojmë politikën monetare duke rritur normat e interesit gradualisht që të mos dëmtojnë ekonominë, por nuk mund të bëjmë kompromis me stabilitetin e çmimeve. Për momentin kemi forcim të monedhës së vendit për shkak të rritjes së investimeve të huaja dhe valutës që vjen nga turizmi. Por nëse ndodh e kundërta do të jetë një problem për shkak të nivelit të lartë të euroizimit të ekonomisë. Për këtë ne filluam të zbatonim disa vite më parë një program të deuoriozimit, që nuk synon që të shmangë euron, por të ulë përdorimin e saj aty ku është e panevojshme.” tha Sekjo

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit