Gërvishtje në fytyrë dhe pantallonat e hapura, arrestohet shqiptari në Greqi, autor i 6 rasteve të përdhunimit

Gërvishtje në fytyrë dhe pantallonat e hapura,…

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke. I riu shqiptar akuzohet për gjashtë sulme seksuale në zonën e Pireut.

Shqiptari i njohur ndryshe dhe me nofken “Dragoi i Pireut”, u arrestua në orët e para të së dielës, ku tentoi të përdhunonte një vajzë të re, e cila po kthehej nga një mbrëmje jashtë shtëpisë së saj.

Vajza ka tentuar të tregonte rezistentë, ndërsa 28-vjecar shqiptar e ka goditur në trup dhe fytyrë. Një fqinjë në zonën ku po ndodhte ngjarja, ka dëgjuar ulërimat dhe thirrjet e vajzës për ndihmë dhe menjëherë ka njoftuar policinë.

Ekipi i DIAS-it ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke i ofruar ndihmë vajzës dhe duke arrestuar autorin në fjalë.

Në momentin e arrestimit shqiptari është konstatuar me gërvishtje dhe shenja në fytyrë dhe zinxhirin e pantallonave të hapur.

Ndërsa vajza ndodhet në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës për të marrë trajtimin e nevojshëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit