Gëzim Sinomati i riu që u vra në ballkonin e banesës së tij në Vlorë

Gëzim Sinomati i riu që u vra…

Gëzim Sinomati 22 vjeç është viktima e atentatit të ndodhur në Vlorë mbrëmjen e 7 janarit. Personi në foto është i i riu që u ekzekutua me snajper, teksa pinte cigare në ballkonin e shtëpisë së tij. Ai ishte në katin e tretë të banesës së tij në lagjen ‘Hajro Çakërri’ ku u vra nga dikush ende i paidentifikuar.

Në momentin e ngjarjes, në lagje nuk a pasur drita dhe kështu autorët kanë shfrytëzuar rastin kanë kryer sulmin dhe më pas janë larguar. pasi ia mbathën, autorët e krimit dogjën mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”, dhe janë larguar.

Për ngjarjen në fjalë, policia ka shoqëruar 10 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, teksa i ndjeri është djali i Sokol Sinomatit i njohur si ‘buzëderri’, ish-anëtarit të bandës së Gaxhait në vitin 1997 në Vlorë i cili është arrestuar për vrasjen e një personi në vitin 2000.

Më 3 janar të vitit 2022, vëllait të viktimës, Bernard Sinomatit i kanë vendosur lëndë plasëse në makinën që e kishte të parkuar në lagjen “Hajro Çakërri” në të njëjtin vend ku ka ndodhur ekzekutimi i Gëzimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit