Gëzim Xhepa: Të mos gjesh arsye shkencore në aplikim e detyruar të vaksinave, nuk do të thoshte të jesh konspiracionit

Gëzim Xhepa: Të mos gjesh arsye shkencore…

Profesor. DR. Gëzim Xhepa ka sqaruar përmes një postimi në Facebook se të mos gjeturit arsye shkencore për aplikim e detyruar të vaksinave tek moshat e reja nuk do të thotë se mbështet teoritë konspirative.

Ai shkruan se është për tu habitur se asnjë nga ithtarët e aplikimit të detyruar të vaksinave në moshat e reja, nuk shpjegon dhe nuk jep argumentet mjekësore të përfitimit qoftë individual.

Sipas Xhepës të gjithë e mbështesin dogmën e tyre në debate me teoritë konspirative.

Statusi i plotë:

TË MOS GJESH ARSYE SHKENCORE NË APLIKIMIN E DETYRUAR TË VAKSINAVE NË MOSHAT E REJA…, NUK DO TË THOTË SE MBËSHTETESH NË TEORI KONSPIRATIVE…!!!

Është për tu habitur të nderuar kolegë…, se

asnjë nga ithtarët e aplikimit të detyruar të vaksinave në moshat e reja, nuk shpjegon dhe nuk jep argumentet mjekësore të përfitimit qoftë individual, qoftë social nga këto politika antikushtetuese dhe antimjeksore…, por të gjithë e mbështesin dogmën e tyre në debate me teoritë konspirative….!!! Të nderuar kolegë pyetjet janë të thjeshta përse duhen aplikohen në mënyrë të detyruar vaksina në mosha jashtë riskut, kur rreziku nga e panjohura nga aplikimi i teknologjive të pa provuara imunizuese është shumë më i lartë se vetë sëmundja…, kur përfimi social është zero pasi edhe të vaksinuar mbeten po aq të rrezikshëm në transmetimin e virusit në mosha dhe grupe risku…, si dhe vetë bilancet ekonomike të kostove të trajtimit të të sëmurëve tepër të rrallë thuajse inekzistentë në këto mosha, nuk justifikojnë shpenzimet e mëdha të vaksinimit të detyruar në këto mosha…!!! Të nderuar kolegë provax…, para se të debatoni me teoritë shterpë kospirative…, sqaroni problemet parimore klasike të thjeshta dhe të vjetra, sa vetë shkenca mjekësore, që lindin nga politika të tilla dhunuese të paqarta, të paargumentuara, të paprovuara dhe të shoqëruara me slogane shterpë dogmatike sociopolitike…!!!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit