“Gëzimi i Kashtës” dhe kushëriri i ish-kryebashkiakut të PD ‘kapín’ 650 mln nga Dritan Leli

“Gëzimi i Kashtës” dhe kushëriri i ish-kryebashkiakut…

Kushëriri i ish-kryebashkiakut demokrat të Pogradecit, Luan Kapri dhe ortaku i tij “Gëzimi i Kashtës, kanë fituar tenderin me objekt ”Shërbimi i pastrimit të Njësive Administrative Qendër, Novoselë, Shushicë të Bashkisë Vlorë”. Kështu thuhet në njoftimin zyrtar nga Agjencia e Prokurimeve Publike në buletinin e datës 20 Korrik 2020: kompania nën zotërim të dy biznesmenëve të sipërpërmendur përfiton nga kontrata me bashkinë e drejtuar nga Dritan Leli më shumë se 650 milionë Lekë.

Tenderi

Referuar dokumenteve zyrtare, në tender kanë marrë pjesë tre kompani: “REJ” me ofertë ekonomike 65,495,447 Lekë pa TVSH; Shoqëria ”ALKO – IMPEX General Construction” me ofertë ekonomike 72,640,269 Lekë pa TVSH; B.O.E “AVDULI”& “SHPRESA” që ka ofruar 77,842,755 Lekë pa TVSH dhe një kompani e katër që nuk ka paraqitur ofertë ekonomike. Kjo e fundit, është skualifikuar. Të njëjtin fat ka patuar dhe ”ALKO – IMPEX General Construction”, e skualifikuar pasi “nuk ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar”.

Mes dy kompanive në garë, fituesi është ai me ofertën më të ulët -“REJ”.

Fituesi

Kompania “Rej” shpk është krijuar në vitin 1994 nga sipërmarrësi Luan Kapri.

Në vitin 2011, Kapri i shet 20 përqind të aksíoneve kompanisë “Kliva”, e cila është në pronësi të Gëzim Salillarit nga Durrësi, një personazh i përmendur në kròníkat mediatike në mesin e viteve 2000.

Luan Kapri, krahas rolit si biznesmen, njihet në Pogradec edhe si kushëriri i parë i ish-kryetarit të Bashkisë së qytetit, Eduart Kapri, një personazh me të shkuar politike në Partinë Socialiste, por që iu bashkua opozitës së djathtë në zgjedhjet lokale të vitit 2015.

Ndërsa Gëzim Salillari njihet ndryshe edhe si “Gëzimi i Kashtës”, referuar emrit të një lokali që ka pasur në zonën e bllokut të vilave qeveritare në Durrës, i frekuentuar nga Fatos Nano kur ishte kryeministër, por edhe nga personazhe të tjerë të rèndèsishëm të Partisë Socialiste.

Në vitet 2006-2007, Salillari u përball me ákuza për pjesëmarrje në òrgánizatë kr ímínale që tráfíkonte lëndë nárkòtike nga Shqipëria drejt Italisë. Megjithatë, një hètim i zhvilluar nga Pròkuroria për Kríme të Rènda në atë kohë ia rrèzoi ákuzát e tráfikut.

Në fillim të shkurtit 2011, ai regjistron kompaninë “Kliva”, me objekt në fushën e ndërtimeve. Vetëm pak ditë më pas, Salillari blen 20 përqind të aksioneve të “Rej” shpk, ndërkohë që 80 përqind i mbeten themeluesit të saj, Luan Kapri.

Shoqëria “Rej” ka kryer pastrimin e qytetit të Pogradecit edhe në kohën kur kryebashkiak ishte Eduart Kapri, familjari i afërt biznesmenit Luan Kapri.

“Rej” pròblèmatike me punonjësit

Kompania fituese e tenderit është përmendur në media si pròblèmatike për sa i përket trajtimit të punonjësve. Në Mars të vitit 2013, një kròníkë e televizionit Top Channel, raportonte rastin e 12 punonjëseve të cilat dènòncùan shkèljet nga firma.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit