Gëzojuni diellit edhe për sot, nesër e në vijim ndryshim drastik temperaturash

Gëzojuni diellit edhe për sot, nesër e…

Pas acarit të një dite më parë, kjo e mërkurë u shfaq me diell dhe temperatura relativisht të kënaqshme.  Paraditja nisi e kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, por situata duket se nuk do të vijojë e tillë me kalimin e orëve.

Sipas Meteoalb si edhe nga të dhënat satelitore, bëhet me dije se gjatë orëve të mbrëmjes do të ketë një shtim të vranësirave në Ultësirën Perëndimore. Nga mesdita e nesërme priten reshje shi, intensiteti i të cilave do të jetë rreth 10-20 milimetra.

Reshje do të ketë në pothuajse 75 për qind të vendit, të cilat do të kryesojnë  në Ultësirën Perëndimore.

Ndërsa në rajonin e veriut ku do të vërehet një intensitet më i lartë reshjesh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit