Gianluca Vacchi, baba me të dashurën 28 vite më të re

Gianluca Vacchi, baba me të dashurën 28…

Një prej personave më të famshëm në Instagram, milioneri Gianluca Vacchi, do të bëhet baba në moshën 52 -vjeçare. E dashura e tij, modelja Sharon Fonseca, e cila është 28 vite më e re se ai, është në pritje të ëmbël.

Dyshja zgjodhi ta japë lajmine  bukur për 15 milionë ndjekësit e Vacchi-t në Instagram, pikërisht dje, në Ditën e Nënës. I njohur ndryshe si “Grandpa Playboy”, pra “Gjyshi Playboy”,  ai tha në videon e postuar:

“Sot është Dita e Nënës. Mendimi im i parë shkon për mamanë time. Po ashtu sot mendoj edhe për atë që gjithmonë e kam menduar si nëna potenciale e fëmijës tim. Jam shumë i lumtur ta ndaj këtëlajm me ju. Sharon dhe unë jemi duke pritur një fëmijë. Ajo është nëna e fëmijës tim për të cilën gjithmonë kam ëndërruar gjithmonë.” /Lapsi.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit