Gilberta e akuzoi se është i martuar, Iliri zbulon si qëndron e vërteta

Gilberta e akuzoi se është i martuar,…

Para disa javësh, ish-konkurrentja e “Përputhen” Gilberta Simoni ka treguar se marrëdhënia e saj me Ilirin nuk po funksiononte, dhe kështu janë ndarë.

Pasi i dhanë fund lidhjes së tyre, ajo ka hedhur akuza të shumta kundrejt tij, ndonëse ky i fundit nuk ka reaguar.

Gilberta postonte në “Instastory” mesazhe që i kishin dërguar të tjerët, ku i thonin se Iliri ishte i martuar dhe se kishte fëmijë.

Madje pas këtyre mesazheve, ajo vendosi që të fshinte të gjitha fotot që kishte me të në “Instagram”.

Mëngjesin e kësaj të mërkure, Iliri ka bërë një postim në “Instastory” ku zbulon se si qëndron e vërteta e tij.

“Ka akoma që, mbas shpifjeve lushnjare, më pyesin: se a është e vërtetë që…?

Dëgjoni o Milet!

Nuk kam qenë asnjëherë dhe nuk jam i martuar!

Nuk kam as grua dhe as fëmijë!

Të tjera dhe legjitime motive më larguan nga ajo e lumthit!

Pra isha dhe jam: lumturisht single”, shkruan Lara në postimin e tij, teksa uron edhe një muaj të mbarë.

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit