Gjadri pret ‘mysafirët e rinj’, veç afganëve në lista dhe emigrantë shqiptar

Gjadri pret ‘mysafirët e rinj’, veç afganëve…

Ministria e Brendshme italiane po finalizon listën e emigrantëve që do të transferohen në kampin e Gjadrit në Shqipëri. Mediat italiane raportojnë se këtë herë bëhet fjalë për persona në pritje të dëbimit, të cilët ndodhen prej kohësh në qendrat italiane të riatdhesimit. Përzgjedhja, sipas Departamentit të Imigracionit, përfshin tunizianë, egjiptianë, marokenë… dhe madje edhe shqiptarë.

Për emigrantët shqiptarë, procedura është më e thjeshtë: ata mund të lirohen drejt e në territorin shqiptar, pa kthim të lodhshëm në Itali. Të tjerët, sipas marrëveshjes, do të rikthehen në Itali para riatdhesimit përfundimtar.

Vendimi i Gjykatës së Kasacionit në fund të vitit 2024 i dha qeverisë Meloni lirinë të hartojë listat e veta të “vendeve të sigurta”, duke i hapur rrugë zbatimit të marrëveshjes me Shqipërinë, nënshkruar në 2023 nga Meloni dhe Rama.

Ndërkohë, marrëveshja vazhdon të kritikohet si një mënyrë elegante për ta zhvendosur problemin e emigracionit në brigje të tjera – dhe si një luks i shtrenjtë prej 800 milionë eurosh që, sipas opozitës, mezi prek një pjesë të vogël të fluksit total të emigrantëve. Në anën tjetër, Komisioni Evropian sheh në këtë model një eksperiment që mund të zgjerohet edhe më tej.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit