Gjakmarrja mes fiseve Lekstakaj-Nikulaj, Londra refuzoi ekstradimin e Pjetër Lekstakaj në vitin 2007

Gjakmarrja mes fiseve Lekstakaj-Nikulaj, Londra refuzoi ekstradimin…

Autoritetet shqiptare kanë nisur tentativën dytë të ekstradimit nga Anglia për hasmërinë mes fisit Lekstakaj dhe Nikulaj. Në vitin 2007 Shqipëria dështoi në ekstradimin nga të Pjetër Lekstakajt. Ai do të arrestohej në qytetin e Birminghamit me qëllim ekstradimi në Shqipëri.

Pjetër Lekstakaj i ndoqi seancat gjyqësore të ekstradimit në gjendje të lirë me kusht si pasojë e gjendjes së tij shëndetësore. Asokohe, drejtësia shqiptare e kërkonte pasi pasi ai është ishte në mungesë me 10 vite burg për tentativë vrasje dhe përdorim armësh luftarake. Mirëpo ky ekstradim nuk ndodhi kurrë.

Duke marrë në konsideratë situatën shëndetësore mendore të tij, konstatojmë se ai përbën një risk të lartë për vetëvrasje dhe kërkon kujdes 24 orë nga bashkëshortja. Ai nuk është i mundur për tu përballur me rigjykim. Në të tilla kushte do të ishte jo e drejtë lejimi ekstradimit të tij. Në Shqipëri ka kujdesje të limituar në trajtimin e depresionit ndaj këtij personi si në QSUT apo spitalin e burgut” – thuhet në dosjen e përgatitur nga autoritetet britanike.

Edmond Haxhia është personi i dytë që kërkohet të ekstradohet drejt Shqipërisë. Ai së bashku me 4 shtetas britanikë dhe një portugez, dyshohet se kryen organizimin e vrasjes së Ardian Nikulajt. Autoritetet britanike nuk e kanë dhënë ende fjalën e tyre nëse do të jetë i mundur ekstradimi i Haxhias, teksa familja Nikulaj ka bërë një hap pas duke u tërhequr nga gjakmarrja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit