Gjarpri i rrallë me dy kokë, një pickim i tij ju sjell vdekjen e menjëhershme

Gjarpri i rrallë me dy kokë, një…

Në Indi është zbuluar një gjarpër i rrallë me dy koka.

Zvarraniku i pazakontë u zbulua në Maharashtra javën e kaluar.

Edhe pse i gjatë vetëm 11 cm, është një nga krijesat më vdekjeprurëse.

Viper i Russell u pa në zonë të banuar dhe autoritetet u thirrën për ta hequr.

Tani është vendosur në një strukturë ku mbahet në siguri larg një kontakti të mundshëm me njerëzit.

Një oficer i shërbimit pyjor tha se gjarpri helmues të dëmton edhe nëse i mbijeton kafshimit fillestar.

Ai shkakton mijëra vdekje çdo vit.

Personat që janë kafshuar nga kjo gjallesë janë përballur me dhimbje të forta, të vjella, marramendje dhe dëmtimin e veshkave.

Gjarpërinjtë me dy koka mendohet se krijohen njësoj si binjakët tek njerëzit me ndarjen e embrionit gjatë zhvillimit të tij ndërsa thuhet se po ashtu secila kokë ka mendjen e vet dhe shpesh ushqimi për ta është problem pasi nuk preferojnë të njëjtën gjë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit