Gjashtë ditë në koma, avokati Sokol Mëngjesi do të kurohet në Athinë

Gjashtë ditë në koma, avokati Sokol Mëngjesi…

Prej gjashtë ditësh avokati Sokol Mëngjesi vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ditën e sotme ai mjekët i kanë bërë një skaner ku është parë se ka ulje të ënjtjes në tru, ata i kanë ulur dozën e qetësueseve për të bërë një zgjim gradual të tij.

Me kërkesën e familjarëve ai do të transportohet për ndihmë mjekësore në Athinë.

Dritan Nano akuzohet se organizoi dhunën ndaj Sokol Mëngjesit, pasi nuk pranoi t’i japë përqindjen që i takon sipas kontratës mes tyre, pas fitimit të pronësisë së tokës mbi të cilën u ndërtuan 5 kulla te diga e Liqenit.

Të shtunën i dyshuari si porositësi i dhunës ndaj tij doli para gjykatës, por sërish, 58-vjeçari Dritan Nano, mbajti qëndrim mohues. Edhe dhëndri i tij, Dorian Alia 32 vjeç nga Tropoja, u la në burg, ndërsa vijojnë në kërkim 3 miqtë e tij, Drivaldo Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku i cili i largoi me makinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit