Gjasme shqetësohen për popullin/ Rama, Meta e Ruçi shtojnë rojet për veten dhe familjarët, garda shkon deri në... Angli

Gjasme shqetësohen për popullin/ Rama, Meta e…

Për të plotësuar interesat, kapardisjet, qejfet dhe sigurinë e tyre personale e familjare; krerët e shtetit, sajojnë, votojnë e dekretojnë në mirëkuptim, ligje dhe vendime pa zhurmë e pa konflikte mediatike.

Një vendim të tillë, Rama, Ruçi e Meta, kanë miratuar ilegalisht në datën 15 korrik 2020, futur në fuqi dhe nisur nga zbatimi, në datën 17 korrik 2020, me objekt shtimin e numrit të truprojave e makinave të Gardës, duke e maskuar pas gjoja shtimit të pagës për gardistët.

Pasi kanë ndryshuar ligjin Nr. Nr.8869, kryeministri Rama ka sajuar VKM Nr. 551, datë 15.07.2020 të qeverisë, ku konstatohet, se Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri, kanë vendosur të sigurojnë sa më mirë veten dhe familjarët e tyre.

Treshja e “udhëheqësve të dashur të popullit”, Rama, Ruçi e Meta; kanë shtuar me 30%, truprojet dhe makinat e sigurisë së Gardës; duke përfshirë në trajtim edhe familjarët e tyre në moshë madhore, që nuk jetojnë me ta.

Kujtojmë, se përveç truprojeve e makinave të Gardës, ata kanë dhe makina e efektivë të policisë së shtetit; të cilët i shoqërojnë në çdo lëvizje: zyrë-vila, plazhe, pikniqe, ahengje nëpër zona e sidomos në takime me popullin, ku policia nuk e lejon popullin t’i takojë.

Ky vendim ka hyrë në fuqi brenda 24 orësh nga miratimi; dhe prej datës 17 korrik ka nisur zbatimin, sipas kësaj përbërje trupe sigurie për secilin:

Presidenti Ilir Meta, ka këtë trup sigurie garde:

Shef sektori, për sigurinë fizike personale e familjare.

Zv/Shef sektori, për sigurinë fizike personale e familjare.

Tre truproje, për sigurinë fizike personale e familjare.

Truproje me tre turne për anëtarët e familjes.

Truproje ndërlidhës për sigurinë fizike personale e familjare.

Truproje-shofera-makinë me 3 turne, për sigurinë fizike personale e familjare.

Shofer me makinë policie shteti me 3 turne, për sigurinë fizike personale e familjare.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka këtë trup sigurie garde:

Shef sektori, për sigurinë fizike personale e familjare.

Zv/Shef sektori, për sigurinë fizike personale e familjare.

Tre truproje, për sigurinë fizike personale e familjare.

Truproje me tre turne për anëtarët e familjes.

Truproje ndërlidhës për sigurinë fizike personale e familjare.

Truproje-shofera-makinë me 3 turne, për sigurinë fizike personale e familjare.

Shofer me makinë policie shteti me 3 turne, për sigurinë fizike personale e familjare.

Kryeministri Edi Rama, ka këtë trup sigurie garde:

Shef sektori, për sigurinë fizike personale e familjare.

Zv/Shef sektori, për sigurinë fizike personale e familjare.

Tre truproje, për sigurinë fizike personale e familjare.

Truproje me tre turne për anëtarët e familjes.

Truproje ndërlidhës për sigurinë fizike personale e familjare.

Truproje-shofera-makinë me 3 turne, për sigurinë fizike personale e familjare.

Shofer me makinë policie shteti me 3 turne, për sigurinë fizike personale e familjare.

Sipas ligjit të ndryshuar dhe vendimit të miratuar nga qeveria; shefave e truprojeve, që i shërbejnë sigurisë personale të Metës, Ruçit e Ramës; prej datës 17 korrik 2020, u janë shtuar pagat me nga 20-25 mijë lekë të reja “bonus”, mbi pagën mujore që marrin.

Kujtojmë, se në mbështetje të ligjit për Gardën dhe me kërkesë të Ilir Metës; prej 6 vitesh, bëhet dhe ruajtja e fëmijëve të Monikës (siç i quan Iliri); të cilët studiojnë e jetojnë në Angli.

Trupa e sigurisë së tyre është instaluar në përbërje të sektorit të sigurisë së Amabasdës Shqiptare në Londër; ndërkohë që vajza emadhe, ka edhe truproje të veçantë si Zonjë Parë e Shqipërisë; e siç dihet, pagesat bëhen nga taksat publike, që shtohen si numër e rriten si vlerë.

/Burimi: Pamfleti/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit