Gjatë natës kaluan kufirin 700 persona, nga sot kush futet në Greqi kárántinë 1 javore

Gjatë natës kaluan kufirin 700 persona, nga…

Nga sot, e dielë 16 gusht, kushdo që futet në pikat kufitare të Greqisë do të duhet të karantinohet për 7 ditë.

Ky është rregulli i vetëm për ditën e sotme, që shtohet plus nga pala greke, diçka e cila bëri që në pikën doganore me Shqipërinë, në Kakavijë, prej disa ditësh të krijohet një radhë kilometrike.

Mirëpo, ndryshe nga çdo ditë tjetër, mbrëmë, siç paralajmëroi edhe kryeministri Rama, pala greke ka punuar gjatë mbrëmjes, duke bërë që radha kilometrike të tkurret paksa. Burime  bëjnë me dije se vargu i makinave shkon deri në fshatin Zervat, rreth 6-7 kilometra larg pikës kufitare.

Ndërkohë mësohet se nga ora 00:00-06:00 kanë kaluar në Greqi 700 qytetarë në këmbë dhe 300 automjete.

Kjo është dita e fundit që nuk ka një numër të limituar të qytetarëve që shkojnë drejt Greqisë, pasi duke filluar nga nesër, 17 gusht, nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë, në fashën orare 06:00 deri në orën 22:00, konform rregullave të vendosura nga pala greke.

Kushtet që çdo qytetar duhet të plotësoje për të kaluar pikën doganore dhe për t’u futur në Greqi nga e hëna janë:

– Testin negativ të COVID-19 (RT-PCR), i cili duhet të jetë kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publike apo private të certifikuara në Shqipëri. Ky rregull nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët nën 10 vjeç.

– Vërtetimin diagnozë të përkthyer në anglisht, në të cilin duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës/numri i kartës së identitetit të individit.

– Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF, me kodin QR (nga adresa elektronike https://travel.gov.gr)./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit