Gjendet pa shenja jete 50 vjeçari në Korçë

Gjendet pa shenja jete 50 vjeçari në…

Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete pak pas mesditës së kësaj të diele në qytetin e Korçës.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se shtetasi me inicialet N., I., është gjetur rreth orës 13:20 në banesën e tij në lagjen nr. 6 pa shenja jete. Në trupin e të ndjerit nuk janë gjetur shenja dhune, dhe sipas dyshimeve vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrore.

Hetimi për sqarimin e rrethanave të ngjarjes vijon.

Korçë/Informacion paraprak. Më datë 17.03.2024, rreth orës 13:20, në lagjen nr. 6, Korçë, në banesën ku jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë shtetasi N. I., rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit