Qëlloi me plumba ndaj kushëririt të deputetit të PS-së. Kush është Gjekson Pusi...

Qëlloi me plumba ndaj kushëririt të deputetit…

Pasi u zbardhën detajet mbi vrasjen e Billës, personi i katërt që dyshohej si bashkëpunëtor në vrasjen e tij është munduar të kryejë një atentat tjetër.

Burimet kanë vërtetuar se ai është edhe autori i ngjarjes kriminale të ndodhur dje në fshatin Vukatanë të Shkodrës.

Bëhet fjalë për atentatin ndaj kushëririt të deputetit të PS, Luan Harushës.

Personi në motorr që ka qëlluar në drejtim të Fation Harushës, është pikërisht Gjekson Pusi që dyshohet si drejtuesi i mjetit të Viktor Markut, mbrëmjen e atentatit.

33-vjeçari Gjekson Pusi nga lagja “Mark Lula” në Shkodër kishte thyer masën e “arrestit shtëpiak” për të qëlluar ndaj Harushës.

Dyshohet se Pusi është shok i ngushtë me Viktor Markun dhe e ka ndihmuar atë të largohet me makinë pasi dogjën automjetin në Pezë për të humbur gjurmët pas vrasjes pas atentatit ndaj Billës.

/Burimi: JOQ-Albania/Përgatiti:’Gazetaatdheu.com’/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit