
Tragjedi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Autoritetet amerikane kanë njoftuar se tre fëmijë janë gjetur të vdekur dhe një grua e plagosur rëndë në një apartament.
Kjo ngjarje po hetohet si vrasje-vetëvrasje e mundshme.
Mediat e huaja shkruajnë se fëmijët ishin të gjithë nën moshën 8 vjeç. Autoritetet ende nuk kanë komentuar ngjarjen.
Nga hetimet e deritanishme, rezulton se gruaja kishte plagë të vetë-shkaktuara, ndërsa është dërguar në spital për trajtim. Pritet një reagim zyrtar nga policia.