Gjenden 4 të vdekur 20 metra nën dhe, në një bunker të Luftës së Dytë Botërore

Gjenden 4 të vdekur 20 metra nën…

Gjatë mbrëmjes së djeshme në Greqi ka ndodhur një ngjarje tragjike në Loutrafik e cila ka tronditur të gjithë vendin. Mediat greke raportojnë se 4 burra janë gjendur të vdekur në një bunker të Luftës së Dytë Botërore pasi kishin hyrë aty për të kërkuar për thesare.

Ata kanë marrë informacion se në atë bunker gjendeshin të fshehura sende me vlerë të forcave guerile gjatë Luftës Civile në Greqi duke bërë një plan të mirëfilltë për gjetjen e tyre.

Katër personat nuk kanë mundur të dalin të gjallë dhe më vonë u nxorrën trupat e tyre të pajetë nga policia greke.

Vdekjet e tyre u shkaktuan nga gjeneratori i cili gjatë punës mbaroi të gjithë oksigjenin dhe kjo gjë ka bërë që 4 burrat të asfiksohen, pasi në bunker ishte i pranishëm vetëm dioksidi i karbonit.

/Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit