Gjenden 485 kg kokainë në plehun artificial të Frakullës, grupi kriminal qëlloi me armë policinë

Gjenden 485 kg kokainë në plehun artificial…

Një sasi prej 485 kg kokaine kolumbiane e tretur ne pleh artificial është gjetur ditën e sotme në Frakull. Në momentin që kanë konstatuar agjentët e policisë që po afroheshin, grupi kriminal ka qëlluar me armë drejtë agjentëve të vëzhgimit. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Frakull në fshatin ku ishte planifikuar ndërtimi i laboratorit ku do të ekstraktohej kokaina. 

Bëhet me dije se janë vënë në pranga disa persona mes të cilëve ish-kryetarin e Komunës, Vimtor Cervanaku, vëllain dhe djalin e tij. 

Ndërsa , ka mundur t’i shpëtojë prangave kimisti kolumbian Zamir Rodrigez. Ndonëse ka qenë nën vëzhgim gjatë vizitave të tij në laborator, ai është larguar përmes një automjeti. 

Sipas burimeve, ai është ndjekur në distancë, por në zonën e Vorës ka devijuar nga rruga kryesore dhe i ka humbur gjurmët në aksin Vorë-Fushë Krujë. Ndërsa policia vazhdon kërkimet për arrestimin e tij. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit