Gjenden dy pistoleta në makinën e Mark Frrokut

Gjenden dy pistoleta në makinën e Mark…

Policia ka sekuestruar dy armë zjarri të cilat ndodheshin në makinën e ish-deputetit Mark Frroku.

Mësohet se gjatë kontrollit në makinë ka qenë vetëm shoferi i Frrokut, Albert Prendi.

Prendi është arrestuar dhe ka pranuar se armët i përkisnin atij.

Policia njofton se armët do ti nënshtrohen ekspertimit balistik për të kuptuar nëse i përkasin personave të tjerë, që mund të kenë lënë gjurmë biologjike apo gjurmë gishti.

Njoftimi i policisë:

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në bulevardin “Migjeni”, një shtetas po qarkullonte me armë zjarri në automjet, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Bulevardi”.Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Albert Prendi, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ka njoftuar dje Policia e Tiranës, duke shpërndarë dhe videon e arrestimit të shoferit.Policia kriminale, ka kërkuar kryerjen e ekspertimit balistik dhe daktiloskopik të dy armëve, me qëllimin e vetëm për të mësuar nëse ato janë përdorur në ngjarje kriminale.Por edhe për të zbuluar nëse këto dy armë i përkasin personave të tjerë, që mund të kenë lënë gjurmë biologjike apo gjurmë gishti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit