Gjenden dy turistë me motor uji të fikur në detin e Durrësit, njëri vdes në port, tjetri dërgohet në spital

Gjenden dy turistë me motor uji të…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin bregdetar të Durrësit. Një turist ka humbur jetën dhe një tjetër është gjetur në gjendje kritike për jetën. Dy turistët e  huaj janë konstatuar nga Policia Kufitare gjatë një patrullimi rastësor në ujërta detare në Durrës gjatë ditës së sotme.

Sipas Policisë Kufitare e cila ka transportuar dy shtetas të huaj, njëri turist i seksit mashkull është gjetur pa shenja jete dhe personi tjetër është marrë nga ambulanca në gjendje shoku. Mësohet se dy personat kanë vuajtur hipoterminë e mundshme në det të hapur. Nuk dihet se për sa orë kanë qëndruar në det të hapur dy personat,

Personat nuk kishin mjete identifikuese, teksa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas informacioneve nga porti, rezulton se sot teksa patrullonte në det, një skaf i kufirit ka hasur një motor uji me dy persona sipër ende të paidentifikuar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit