Gjashtë persona të pajetë u gjetën nga punonjësit në hotelin Grand Hyatt Erawan në kryeqytetin tajlandez mbrëmjen e djeshme.

Shkak për vdekjen e tyre dyshohet të jetë bërë një kimikat i quajtur cianidi, i cili është vdekjeprurës. Hetuesit mjeko-ligjorë kishin gjetur më parë gjurmë cianidi në filxhanët e çajit të përdorura nga viktimat, që ishin tre meshkuj dhe tre femra me origjinë vietnameze të moshës midis 37 dhe 56 vjeç .
Buzët dhe thonjtë e viktimave ishin kthyer në ngjyrë vjollce të errët që tregon për mungesë oksigjeni, ndërsa organet e tyre të brendshme u kthyen në “të kuqe të gjakut”, që është një tjetër shenjë e helmimit me cianid, tha një eksperti i mjekësisë ligjore.

Sipas policisë motivi nuk është i qartë, por dyshimet janë se Sherine Chong, 56, mendohet se ka helmuar veten dhe pesë persona të tjerë pasi grumbulloi borxhe të mëdha në lidhje me një investim në një spital në Japoni, bëhej fjalë për një borxh rreth 280.000 dollarë.
Policia tha se ata u mblodhën bashkë dhe porositën çaj dhe ushqim. Edhe pse kamerieri i hotelit i kushte ofruar ndihmë, zonja Chong kishte refuzuar duke e shërbyer vetë çajin.

Askush tjetër nuk besohet të ketë hyrë në dhomë përveç gjashtë personave që ishin brenda dhe policia ka thënë se dera e dhomës ishte e mbyllur nga brenda gjithashtu nuk kishte shenja përleshje, grabitje apo hyrje të detyruar. Shefi i policisë mjeko-ligjore tha se një vetëvrasje masive nuk kishte gjasa sepse disa nga viktimat kishin rregulluar gjërat e ardhshme për udhëtimin e tyre, të tilla si guidat dhe shoferët.

Ai shtoi se trupat nuk ishin grupuar në të njëjtin vend – disa ishin në dhomën e gjumit, disa në dhomën e ndenjes – duke sugjeruar se ata nuk konsuamuan helm me vetëdije dhe prisnin vdekjen e tyre së bashku.