Gjenden mbetje kockore në Tepelenë, gjysmë kafkë e vjetër

Gjenden mbetje kockore në Tepelenë, gjysmë kafkë…

Mbrëmjen e 21 janarit janë gjetur mbetje kockore në afërsi të një shpelle në vendin e quajtur “Gurti i Lenecit” në njësinë administrative Lopës të Tepelenës. Bëhet fjalë për mbetje kockore (gjysmë-kafkë) njeriu që dyshohet se është i vjetër dhe mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës nga ujërat e lumit të zonës.

“Mbrëmjen e sotme, në afërsi të një shpelle në vendin e quajtur “Gurti i Lenecit”, në njësinë administrative Lopës, është gjetur një mbetje kockore (gjysëm kafkë), që dyshohet se i përket një qenie humane. Nga këqyrja paraprake dyshohet të jetë e vjetër dhe se mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës, nga ujërat e lumit në këtë zonë. Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë nuk kanë gjetur mbejtje të tjera kockore. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të këtij rasti”- thuhet në njoftimin e policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit