Gjenden mbetje kockore në Vlorë, nuk dihet kujt i përkasin

Gjenden mbetje kockore në Vlorë, nuk dihet…

Një kufomë është gjetur e groposur buzë lumit Vjosë mes fshatrave Shkozë e Selenicës dhe Dorsë e Tepelenës mbrëmjen e kësaj të diele. Fillimisht u dyshua se kufoma mund të ishte groposur rreth 2-3 vjet më parë. Por në një njoftim për mediat, policia bëri me dije është gjetur një gjysmë kafkë, që dyshohet se është sjellë në zonë nga ujërat e lumit.

Mbetjet kockore janë dekompozuar dhe nuk dihet identiteti i personit në fjalë. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po zbulon për të zbardhur rastin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit