Gjenden predha të luftës së dytë botërore në Los Angeles

Gjenden predha të luftës së dytë botërore…

Studeiuesit detarë kanë njoftuar të premten se municione të luftës së dytë botërore si predha anti-nëndetëse dhe pajisje luftarake, janë zbuluar në një depo nënujore në brigjet e Los Angeles. Municionet u zbuluan përmes një studimi nga mjete kërkimi në ujëra të thella.

Rajoni ku janë gjetur municionet është i njohur si një vend depozitimi i mbeturinave industriale dhe kimike i miratuar nga autoritetet e Los Angeles në vitet 1930 deri në vitin 1972, kur është miratuar Akti për Mbrojtjen Detare, Kërkimin dhe Shëndetin, i njohur gjithashtu si Akti i Hedhjes në Oqean. Në vitin 2021, një sonar ka gjetur nëpërmejet përdorimit të droneve nënujore gjeti mbi 25 mijë objekte të ngjashme në thellësitë e detit në brigjet e Kalifornisë Jugore pranë ishullit Catalina.

Një fushatë për rikërkimin e shkencor të rreziqeve të shëndetit të njerëzve dhe rreziqet në mjedis në këto zona do të kryhet nga marina e ushtrisë amerikane për të parandaluar situatat e rrezikshme që mund të ndodhin në të ardhmen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit